Kronika

OFL i kërkon të deklarojë pasurinë Laert Haxhiut dhe 6 të tjerëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:13 - 04/08/20 |
mapo.al

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.


Mes personave që OFL iu ka dërguar formularin për të justifikuar pasurinë është edhe emri i Laert Haxhiut, në kërkim për masakrën e Lushnjes ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.


Njoftimi
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:


Nikollaq Sina, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;


Raul Zenunaj, me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;

Satilno Basho, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

Elvis Gaçaj, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Alket Rushiti, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”;

Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa: ,

Pas