Kronika

Vrasjet e bujshme/ FNSH dhe RENEA kontroll blic në Elbasan, Cerrik dhe Peqin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 31/07/20 |
mapo.al

FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic këtë mbrëmje në Elbasan, Cerrik dhe Peqin. Mësohet se kontrollet po kryehen në kuadër të vrasjeve të bujshme në Elbasan ditët e fundit.


Deri tani, raportohet se janë shoqëruar disa persona të cilët kanë kundërshtuar me forcë autoritetet si dhe disa persona që nuk ishin të pajisur me mjet identifikimi.


Kujtojmë se Elbasani prej kohësh nuk gjen qetësi. Rreth 10 ditë më parë, në Elbasan u ekzekutua Emiljano Ramazani. Dyshimet janë prishja e pazareve të drogës. Ramazani njihej si një person problematik dhe me precedentë penalë.


Dy ditë më parë u vra miku i tij 23-vjeçar Regis Runaj, trupi i të cilit u hodh nga autorët pranë varrezave të qytetit, një zonë ku nuk kalojnë njerëz dhe nuk ka kamera sigurie.


Ndërsa një ditë më parë, pas një sherri në lokal, mbeti i vrarë Florian Lamçe. Në vrasjen e këtij të fundit, është i përfshirë një emër që jo pak e njohin në Elbasan. Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini akuzohet për vrasjen e 30-vjeçarit.

Sanxhaktari në momentin e shoqërimit në Polici ka qenë në një gjendje të rëndë, pas konsumimit në sasi të lartë të alkoolit.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek një lokal dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”,-ka thënë sot gjatë dëshmisë së tij para efektivëve të policisë Sanxhaktari.

LEXO EDHE: 

Në Elbasan është prishur qetësia, shumë vrasje në pak ditë


Etiketa: , , , , , , ,

Pas