Aktualitet

Vrasjet me shigjetë ditën e fundit të qeverisë që tronditën Norvegjinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:36 - 14/10/21 |
mapo.al

5 persona janë vrarë dhe dy janë plagosur dje në darkë, nga një sulm me hark me shigjeta në qytetin Kongsberg, në jug të Oslos në Norvegji. Një 37 vjeçar danez që mendohet të jetë autori i sulmeve dhe që ka vepruar i vetëm, është arrestuar.






Po hetohet nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist.


Kryeministrja, Erna Solberg tha se shumë njerëz mund të ndihen të frikësuar, por theksoi se policia e ka situatën nën kontroll.







Autori i nisi goditjet brenda një supermarket. Një nga të plagosurit është një oficer policie, jashtë orarit të punës, që po blinte në atë dyqan.




Policia arriti ta ndalonte agresorin 34 minuta pasi kishte nisur sulmet.



Një dëshmitar tha se kishte parë një grua duke rënë dhe në qoshe të fshehur një burrë me një hark në dorë.

Zona mjaft e populluar përreth vendngjarjes është izoluar dhe policia po kërkon prova nëse autori ka përdorur edhe armë.

Ky sulm ndodhi ditën e fundit të qeverisë, teksa laburistët po bëhen gati të marrin zyrat pasi kanë fituar zgjedhjet. Policët zakonisht të paarmatosur në Norvegji, janë urdhëruar të mbajnë pistoleta me vete, pas ngjarjes. Ka ende plot mister dhe detaje për t’u zbardhur nga hetuesit.

1


Etiketa: , , ,

Pas