Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga Shkodra ka deklaruar se vrasja e dy vëllezërve Bilali është larje hesapesh mes bandave. Ai tha se “gjithë Policia e Shtetit është angazhuar për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëreve”.
Ai ndër të tjera tha se qytetarët nuk kanë pse të ndihen të frikësuar pasi ajo që po ndodh është larje hesapesh mes bandash. “Nuk ka hapësira për frike tek qytetarët e Shkodrës. Ky është rast specifik “larje hesapesh”.
Nga ana tjetër, Ministri pranoi dështimin e Policisë së Shkodrës për të zbardhur deri më tani ngjarjet e rënda.
“Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Ngjarjet kanë ngritur në alarm forcat e policisë edhe nga Tirana. Lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar. Metastazat janë gjallë… Dua të garantoj qytetarët se strukturat e sigurisë janë të angazhura për ta fituar këtë luftë.
Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës Niko Brahimin, një nga drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit. Ai do të punojë për të siguruar atë që Shkodra meriton”, tha Lleshaj
Haha. Hajde kastravec hajde. Gjithmone eshte larje hesapesh. Nese krimi do penetronte ne politike atehere Rama dhe Lleshaj do ishin te paret we do ekzekutoheshin.
Sigurisht o Llesh prej leshi, gjenerali i loqeve të EDramës, ti nuk ke haber nga rendi, profesioni yt është gazi luftarak kundër popullit. Njerëzit vriten ditën për diell nga bandat e pushtetit, policisë nuk ja mba bytha të ndërhyjë, njëlloj si për habilajt, avdulajt, shullazrat, geronajt, bajrat, me një fjalë grabitësat e votave të rilindjes Ramiste. Ndërsa ti bën zêdhënësin.