Vrasjet në Shkodër/ Voltana Ademi: Më ka vrarë deklarata e ministrit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, iu rikthye edhe një herë debatit që pati më 1 prill me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë një takimi për prezantimin e Prefektit të ri të qarkut.

Ademi u shpreh se ngjarja e fundit në Shkodër, ku u vranë dy vëllezërit Bilali, mund të ishte parandaluar, pasi në qytet po vriteshin njerëz të pafajshëm. “Mendoj që ishte më e pakta që mund të thosha. Gjeta një moment dhe me qetësi dhe shumë korrektesë e përgjegjshmëri, sepse dikush duhet të flasë. Ishte e vlefshme që të paraqisja një shqetësim qytetar”, tha Ademi në televizionin “A2”.



“Ajo që më shqetësoi janë pikëpyetjet lidhur me përgjegjshmërinë mbi atë që ndodh, që nuk vihet re. Më ka vrarë shumë deklarata e ministrit, prandaj kam thënë se nuk mund ta lëmë situatën të precipitojë drejt larjes së hesapeve”, shtoi ajo.

Kryetarja e Bashkisë konfirmoi se në qytet ka presion dhe këtë e kanë ndjerë edhe drejtuesit lokalë. “Nuk ka ndodhur që brenda gjashtë muajsh të kemi dhjetëra ndryshime drejtuesish pa shkak. Kjo që po them, në Shkodër e dinë të gjithë. Për këtë duhet të marrin hapat e veta, Policia, Prokuroria dhe Gjykata. Edhe unë vetë nga politika ndjehem e kërcënuar përditë, mjafton të shohësh deklaratat edhe të Kryeministrit. Pushteti vendor nuk funksionon si ishull më vete, por pjesë e administratës shtetërore”, u shpreh Ademi.

Cfarë tha Lleshaj për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër?

Ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj më date 30 Mars, ishte në Shkodër ku shkarkoi drejtorin e policise dhe emeroi te riun. Ministri tha se “Nuk ka hapësira për frike tek qytetarët e Shkodrës. Ky është rast specifik “larje hesapesh”.

“Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Ngjarjet kanë ngritur në alarm forcat e policisë edhe nga Tirana. Lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar. Metastazat janë gjallë… Dua të garantoj qytetarët se strukturat e sigurisë janë të angazhura për ta fituar këtë luftë.

Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës Niko Brahimin, një nga drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit. Ai do të punojë për të siguruar atë që Shkodra meriton”, tha Lleshaj.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252