Eshtë shkarkuar nga detyra drejtori i policisë për qarkun e Shkodrës, Vehbi Bushati. Në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj. Drejtori i Policisë shkarkohet direkt pas vrasjes së vëllezërve Bilali. Sakaq në Shkodër brenda 1 viti numërohen 11 të vrarë. Të gjitha janë ngjarje të pazbardhura që dyshohet se kanë ardhur si pasoje e perplasjes se bandave.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj udhëtoi drejt Shkodrës sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Pas mbledhjes me policët e Shkodrës, ministri Lleshaj tha për mediat se “ngjarja ka ngritur në alarm policinë. Lufta ndaj krimit nuk është fituar”, tha ai.
“Sot Shkodra, më e sigurt se asnjëherë!” A doli blof Kryeministri?