Policia kanadeze po merr në pyetje drejtuesin e furgonit që shkaktoi 10 të vdekur dhe 15 të plagosur në trotuar në veri të Torontos, raporton TCH.
Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ishte emër i njohur nga autoritetet, thotë policia. Shkaku i incidentit është ende i paqartë, thonë zyrtarët.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se “sulmi tragjik dhe pa kuptim”, e ka “trishtuar shumë”. Teksa një officer është lutur të mos qëllohej ndaj të dyshuarit, për të cilin thuhej se kishte armë.
Sipas një video të postuar nga CBC News, personi ia jepte armën një oficeri dhe i bërtistë “Më qëllo!”.
Sipas rindërtimit të skenës, furgoni I bardhë papritur ka kaluar pengesën që ndan rrugën nga zona e këmbësorëve dhe ka kaluar mbi njerëzit në trotuar.