Aktualitet

Vrau 25-vjeçarin, jepet sot masa e sigurisë për efektivin Nevaldo Hajdëraj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:30 - 10/12/20 |
mapo.al

Efektivi i policisë që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha, do të përballet sot me trupën gjykuese dhe masën e sigurisë.





Seanca ku gjyqtarët do të vlerësojnë provat e Prokurorisë për të vendosur për gjykimin e 31-vjeçarit, do të mbahet në orën 13:30.


Sipas SHÇBA-së, Nevaldo Hajdëraj veproi në shkelje të ligjit në përdorimin e armës së zjarrit kundrejt të riut.




“Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme”, theksonte SHÇBA në një njoftim dy ditë më parë, teksa i mëshonte edhe shkeljes së nenit 9 të Kodit së Procedurës Penale.


Aty përcaktohet qartë se kur përdoret arma nga efektivët e policisë. Fillimisht personit i bëhet thirrje për të ndaluar. Më pas, paralajmërohet se do të qëllohet. Në rast se efektivit i rrezikohet jeta, ai ka të drejtë të qëllojë me armë zjarri, por vetëm në pjesën e poshtme të trupit.


Klodian Rasha u qëllua dy herë nga efektivi Nevaldo Hajdëraj pak pas mesnatës së të martës duke mbetur i vdekur në vend.

Vrasja e tij shkaktoi protesta masive në vend, mes të cilave vëmendje më të madhe përftoi ajo e Tiranës, ku u plagosën 9 policë, një gazetar dhe reperi Stresi.

 

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas