Aktualitet

Vrau 60-vjeçarin në Vlorë, autori ende i lirë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:23 - 30/04/20 |
mapo.al

Vazhdon të jetë ende në kërkim 25-vjeçari Jurgen Lelaj, i cili vrau paraditen e djeshme në Vlorë, krushkun e tij me shkop bejsbolli.


Mësohet se në Komisariatin e Policisë së Vlorës janë shoqëruar 10 persona mes tyre 4 familjarë dhe 2 punonjës karburanti të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen apo vendndodhjen e autorit.


Arsyeja që dyshohet se ka shtyrë të riun të godasë për vdekjen krushkun e tij Bujar Mehmetaj 60-vjeç ka qenë pikërisht konflikti i pronësisë që viktimat kishin pasur edhe para debatit të djeshëm. Burime nga të afërmit e viktimës pohojnë se dy familjet kishin pasur edhe përplasje të mëparshme për një pronë e cila pretendohej nga të dyja palët.


Por sherri mes tyre dje eskaloi u përshkallëzua në përdorimin e sendeve të forta. Si rrjedhojë, Lelaj goditi me shkop bejsbolli në kokë 60-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.


60-vjeçari humbi jetën në spitalin e Vlorës disa minuta pas ngjarjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas