Aktualitet

Vrau bankierin italian bashkë me shqiptarin, arrestohet bashkëpunëtori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:01 - 19/07/21 |
mapo.al

Personi i dytë i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e bankierit italian Giovanni Caramuscio, teksa po tërhiqte para nga bankomati bashkë me gruan e tij, është arrestuar nga policia.






Gjatë orëve të natës në pranga u vu Andrea Capone, 28 vjeç nga Tricase, me banim në Lequile. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i 31-vjeçarit shqiptar Paulin Mecaj, i cili u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e bankierit.


Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus për t’u gjetur më pas nga forcat zjarrfikëse. Të njëjtin xhup ai e kishte veshur në disa raste të tjera, madje kishte ndarë edhe foto në rrjetin social Facebook.







Autorët të maskuar me maskë anti-covid e monitoruan të moshuarin në Leçe dhe në momentin që po tërhiqte shumën e parave e sulmuan duke e qëlluar me armë dhe e lanë të vdekur.

Lexo edhe :  "E doja Sabrinën", Elton Metaj ia plas të qarës në sallë, Gjykata e lë në burg


Gruaja e 69-vjeçarit Giovanni Caramuscio, por edhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin e tyre, teksa mediat italiane kanë publikuar edhe foton e Paulin Meçajt.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas