Aktualitet

Vrau bashkëfshatarin, merret vendimi për zjarrfikësin në Tropojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 08/09/21 |
mapo.al

Altin Ismailfufi është lënë në burg nga Gjykata e Tropojës, katër ditë pasi vrau me pistoletë bashkëfshatarin e tij Isat Goçaj.






Burime bëjnë me dije se Ismailfufi me profesion zjarrfikës, ka deklaruar para togave të zeza se e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, por plumbi i ka kapur një arterie, duke bërë që Goçaj të ndërrojë jetë rrugës për në spital.


Ai ka deklaruar se vazhdimisht kishin pasur përplasje, edhe ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e autorit brenda banesës së tyre. Në fshatin Çerem autori njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.







Dy familjet kishin qenë në konflikt për një sipërfaqe toke për të cilën kishin pretendime pronësie. Ismailfufi u dorëzua në polici 3 orë pas ngjarjes, ndërkohë që blutë bënë të mundur edhe sekuestrimin e armës me të cilën kreu krimin.

Lexo edhe :  Miçigan, sulmi në shkollë: Katër akuza për vrasje ndaj adoleshentit



1




Etiketa: , , ,

Pas