Ky është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit të lixhave në Dibër, Elsi Kosiqi, 32 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një ditë më parë në orët e para të mëngjesit, ku i riu, babai i tre fëmijëve u gjet i vrarë me tre plumba në gjoks në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa po mbyllte portën e shtëpisë, pasi kishte parkuar mjetin e tij tip “Benz”.
Ndërkohë, policia mundi të identifikojë dhe të arrestojë vetëm disa orë më vonë autorin e dyshuar të krimit, Mahmut Gega, banues në njësinë administrative Shupenzë.
Polociia ka publikuar edhe momentin kur autori është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa është transportuar me furgonin e policisë drejt komisariatit, i shoqëruar nga forca policie.
Dyshohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.