Aktualitet

Vrau Bujar Mehmetajn për një kamer sigurie, Policia e Vlorës arreston autorin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 06/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Vlorë ku pas një sherri ka humbur jetën i goditur me sende sende të forta të Bujar Mehmetaj.


Policia kishte identifikuar si autor të ngjarjes Jurgen Lecajn, i cili është arrestuar ditën e djeshme. Shkak i vrasjes ishte një kamer sigurie, që filmonte banesën e Jurgen Lecajt.


Njoftimi i Policisë Vlorë


Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim J. L., 25 vjeç, banues në Vlorë.


Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Më datë 29 prill 2020, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, Vlorë, pranë një karburanti, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. L. ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 60-vjeçar B. M., i cili si pasojë humbi jetën në spital.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas