fbpx

Aktualitet

Vrau çiftin në 1999, ekstradohet nga Viena fieraku i dënuar përjetë





               Publikuar në : 08:37 - 15/10/19 |
mapo.al

Është ekstraduar nga Austria, Viktor Pelivani i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau burrë e grua pas një grabitje në 1999.


Pelivani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.



Njoftimi i policisë


Interpol Tirana

Ekstradohet nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Viena, Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas