Një vrasës italian në arrati u arrestua në Barcelonë të Spanjës. Ai ishte dënuar për vrasjen e dy shqiptarëve në vitin 2012 si shenjë hakmarrje. Maurizio Archinito, 26 vjeç, qëlloi dhe vrau Alban Medhën, 51 vjeç dhe Ndue Brukën, 28 vjeç, në një qytezë pranë Milanos në Itali.
Shqiptarët kishin hyrë në banesën e familjes së italianit dhe kishin lënë një vibrator tek krevati i prindërve. Archinito u dënua për vrasjen bashkë me të vëllanë, Mattia, në korrik të vitit të shkuar, por u arratis për në Spanjë teksa ishte në lirim me kusht.
Fillimisht ai u lirua nga akuza pasi mamaja e tij ngriti një alibi false, duke thënë se ai ishte në shtëpi me të duke parë filmin ‘Nder dhe respekt’. Megjithatë, vendimi u rrëzua dhe ai u arratis në Spanjë ku u kap duke shitur drogë.
Policia tha se viktimat kishin kryer një grabitje në banesën e të arratisurit. Jo vetëm kaq, por ata kishin bërë një gjest fyes, duke vendosur një lodër seksi për mamanë e tij.
Si hakmarrje, italiani dhe vëllai i qëlluan shqiptarët me pistoletë dhe pushkë, duke i vrarë në fund me një plumb nga afër për shkak se ishte vrasje për hakmarrje.