Kronika

Vrau gruan në Itali, shqiptari dënohet me 30 vite burg





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 14/05/20 |
mapo.al

Gjykata e Apelit e Bolonjës konfirmoi dënimin me 30 vjet burgim për shqiptarin Xhevdet Mehmeti, 58 vjeç, i cili goditi me thikë gruan e tij, Elsa Terziu.


Krimi i rëndë ndodhi në banesën e familjes në Viale Dante në Piacenza.


Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Valter Giovannini në aktakuzën e tij, kërkoi konfirmimin e dënimit të shkallës së parë duke iu referuar “tërbimit të veçantë për gruan e tij, e cila më shumë se një herë u kishte treguar fëmijëve frikë se mos e vriste bashkëshorti“.


Çifti shqiptar, prindër të dy fëmijëve kishte pasur probleme edhe më parë. Në momentin e ngjarjes, një nga fëmijët ishte në shtëpi duke lajmëruar policinë.


“Rreth orës 4 pasdite isha në shtëpi dhe dëgjoja vetëm ulërima“, tha një nga fqinjët për krimin e ndodhur më

Kjo është historia e një fqinji të raportuar menjëherë pas krimit 27 majin e vitit 2018.


Etiketa: , , ,

Pas