Aktualitet

Vrau ish-bankierin italian në sy të gruas, kapet shqiptari, në kërkim vëllai














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:40 - 17/07/21 |
mapo.al

Karabinierët italianë, kanë mundur të arrestojnë njërin nga autorët e vrasjes së ish-menaxherit të bankës Giovanni Caramuscio., teksa tërhiqte para nga një bankomat.






Personi i arrestuar është 31-vjeçari shqiptar Paulin Meçaj.


Ai dyshohet se mbrëmjen e djeshme në Leçe, në bashkëpunim me vëllain, ka ekzekutuar në sy të gruas 69-vjeçarin Caramusicio.







Mediat italiane kanë publikuar edhe një fotot të të riut shqiptar, ndërkohë, policia nga ana tjetër, po vijon kontrollet për kapjen e vëllait të tij, bashkëpunëtor në krim.



Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një ish-menaxher i bankës 69-vjeçar, sapo kishte bërë një tërheqje nga një ATM në degën e Banco di Napoli në San Pietro në Lama ku dhe u vra nga dy vëllezërit shqiptarë.

Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë, por edhe gruaja e viktimës, ka luajtur një rol parësor në identifikimin e dy vëllezërve, shkruajnë mediat italiane. Mbeten të paqarta rrethanat e krimit, por autoritetet italiane dyshojnë se shqiptarët kanë patur për qëllim të grabitin paratë.

LEXO EDHE: 

Vritet ish-bankieri në Itali kur po tërhiqte paratë, autorët dyshohen shqiptarë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas