Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, dënohet me burgim të përjetshëm Fadil Kasemi

by mapo.al
17/01/2019
in Kronika, Kryesore
0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për Fadil Kasëmin, i akuzuar për vrasjen e gjyqtares, ish-bashkëshortes së tij Fildez Hafizi. Gjykata ka vendosur burg përjetë për Kasemin, i cili vrau ish bashkëshorten më 31 gusht të vitit 2017.

Gjatë seancës së sotme, mbrojtja pretendoi rrëzimin e akuzës së rrëmbimit, ndërsa pranoi akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, por kërkoi lehtësimin e masës së dënimit. Në fund, avokati Ilia Ilia, kërkoi nga gjykata dënimin e Kasemit në një total prej 25 vite burg.



Gjatë fjalës së tij, Kasemi tha se ishte penduar dhe se nuk do ta bente vrasjen po të kthehej koha pas.

DËSHMIA E KASEMIT NË GJYKATË

“Unë jam Fadil Kasemi, i datëlindjes 4 mars 1965. Në vitet ’90-2000 kam qenë emigrant, ku kam punuar për gati 10 vjet. Në vitin 2000 erdha sërish në Shqipëri për të krijuar familje. Në këtë periudhë, nëpërmjet disa miqve të përbashkët jam njohur me të ndjerën, ku pas disa takimeve u fejuam.

Familja e së ndjerës ka qenë në gjendje ekonomike jo të mirë dhe bëmë fejesë të përbashkët. Më pas u martuam dhe pas saj kam ndërhyrë që të niste punë si edukatore kopshti, pasi ajo kishte studiuar në Shkodër në Ciklin e Ulët.

Pas disa viteve punë si edukatore më kërkoi që të bëhej drejtoreshë dhe ia kam plotësuar dëshirën, që nëpërmjet miqësive dhe mundësive ekonomike që kisha, ta bëja drejtoreshë në Kopshtin Nr. 24 në kryeqytet.

Më pas, e ndjera më kërkoi që të kishte prindërit afër me pretendimin se ishin vetëm. Pa hezitim ia plotësova dëshirën, duke i marrë një shtëpi me qira dhe me shpenzimet e mia ua mobilova banesën. Qiranë e shtëpisë e kam paguar gjithmonë unë. Dua të shtoj se gjatë kohës kur ka punuar në kopsht, ajo nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, duke i mbajtur të gjitha për përdorim vetjak.

Paguante vetëm 100 euro në muaj në bankë për fëmijët”, ka rrëfyer Kasemi. Më tej, ai ka treguar se për shkak se nga ekonomia ishte mirë sepse merrej me tregti, e ka ndihmuar dhe ka kontribuar financiarisht për Fildez Hafizin, për ta shkolluar në degën e Juridikut. “Pasi e bëra drejtoreshë në kopsht, më kërkoi për të vazhduar si shkollë të dytë Juridikun. E pranova, duke e regjistruar në një universitet privat. Pasi mbaroi shkollën më kërkoi që ta regjistroja për Magjistraturë dhe ta fitonte konkursin, gjë e cila ndodhi, duke e financuar edhe pse jo në një mënyrë të ndershme.

Deri para Magjistraturës marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Më pas filloi të më thoshte shprehje që nuk i kuptoja. Më mbyllte telefonin, më thoshte se nuk i doja fëmijët. Një ditë pashë vjehrrën që mblidhte fotot e fëmijëve dhe Fildezit dhe më ka bërë përshtypje. Bënim nga një muaj pushime dhe së bashku me prindërit e saj, që i kisha me vete. U kam paguar qiranë për 15 vite dhe asnjëherë s’jam interesuar sa e ka pasur gruaja ime rrogën.

Më 13 shkurt 2015 i kam thënë Fildezes se ku do shkojmë për 14 shkurtin të festojmë. Më tha që do dal me një shoqe se më ka blerë një shall. Unë nuk e kuptova këtë gjë dhe madje i fola rëndë, i thashë mos është lesbike shoqja? Nuk kemi debatuar deri sa po afronte ditëlindja ime më 4 mars, ku ajo më tha se do të largohej te babai dhe se kështu nuk shtyhej. Ajo i kishte përgatitur të gjitha, kishte marrë një person dhe po merrte rrobat e saj. Kur jam përballur me të më tha katër shprehje, që dy i kuptova dhe dy jo…”

Tags: burg i përjetshëmdënimiFadil KasemiFildez Hafizi

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Putin arrin në Serbi: Perëndimi po destabilizon Ballkanin

Putin arrin në Serbi: Perëndimi po destabilizon Ballkanin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In