Aktualitet

Vrau ish-gruan e bashkëshortit, historia e errët e Zonjës së Parë të Lesothos








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 14/06/20 |
mapo.al

Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi, tri vite më parë, ish-kryeministri i Lesothos, Thomas Thabane dhe gruaja e tij aktuale, Maesaiah Thabane, paguan një bandë kriminale për të vrarë gruan e tij të asokohe, Lipolelo Thabane.


Lipolelo u qëllua me armë pranë shtëpisë së saj në Maseru në qershor të 2017-ës, në një kohë kur ishte duke negociuar për divorcin nga Thomas Thabane.


Sipas informacioneve të publikuara, Thomas dhe Maesaiah e vranë Lipolelo-n, në mënyrë që Maesaiah të bëhej Zonja e Parë. Gjithashtu i dhanë kryetarit të bandës që punësuan 177 mijë dollarë dhe vend pune.



Vrasësi me pagesë tentoi ta vriste Lipolelo-n më 12 qershor, po nuk ia doli, ndërsa ajo e raportoi ngjarjen në polici. Dy ditë më vonë, ai e qëlloi atë për vdekje.


Thomas Thabane u martua me Maesaiah vetëm dy muaj pas vdekjes së Lipolelo-s.


Maesaiah akuzohet për vrasjen e ish-gruas së bashkëshortit dhe për tentativë vrasjeje ndaj një gruaje tjetër që ishte me të në momentin e vrasjes, e cila tani është dëshmitare.

Kryeministri nuk është proceduar ende, pasi avokatët thonë se ai ka imuinitet për shkak të pozitës. Megjithatë, Thabane u detyrua të heqë dorë nga pozicioni i kryeministrit në maj, pas disa muajsh presion nga partia e tij për të dhënë dorëheqjen për shkak të përfshirjes në këtë çështje.

Tani që ai nuk është më në pushtet mund të dënohet për vrasje. Ndërsa Maesaiah Thabane u arrestua disa ditë më parë.

Ish-Zonja e Parë arrestohet për vrasjen e ish-gruas së bashkëshortit

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas