Aktualitet

Vrau ish të dashurin e shoqes, sot masa e sigurisë për Bledar Toçin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:33 - 13/10/19 |
mapo.al

KAVAJE – Gjykata e Kavajës do të caktojë sot masën e sigurisë për shefin e sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Dritan Haxhollit dhe vëllain e tij, Bernard Toçi, i akuzuar për shpërndarje droge.


Në kërkesën e Prokurorisë për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, shpjegohet se Marsida Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli.


Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe e kanë lënë të takohen në shtëpinë e 30- vjeçares. Oficeri i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij, Xhulio Biturku dhe Ermir Çela.


Këta të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokaine, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai, Bernardi.


“Në mbrëmje, Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë“, thuhet në dokumentin e organit të Akuzës.

LEXO EDHE:

“Kavaja”/ Dritani dhe Bledari ishin shokë, del fotoja e tyre me armë

Dosja e Prokurorisë/ “Pse ma bën këtë”, fjalët e fundit të viktimës

Kushërira: Marsida e lidhur me Dritanin, i shkonte në shtëpi


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas