Aktualitet

Vrau Klodjan Rashën, ish-polici Nevaldo Hajdaraj akuzohet për vrasje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 03/03/21 |
mapo.al

Tre muaj pas vrasjes së Klodian Rashës në dhjetor të vitit të shkuar, ish-policit Nevaldo Hajdaraj i është komunikuar akuza nga Prokuroria e Tiranës.






Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”.


Nga hetimet rezulton se Rasha ka qenë i paarmatosur kur është qëlluar për vdekje, dhe se vrasja ka qenë me dashje, e se mund të evitohej.







Arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes, model pistolete turke sportive, nuk është e Klodianit. Nuk rezulton në të asnjë gjurmë e tij ADN-je.




Mapo mëson se Nevaldos i është komunikuar akuza një ditë më parë, në ambientet e paraburgimit. Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë në Gjykatën e Tiranës, për ta gjykuar e dënuar të riun për “vrasje me dashje”.



Ish-polici u arrestua fillimisht në akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Risjellim në vëmendje se vrasja e Klodian Rashës shkaktoi protesta masive në vend. Qindra qytetarë, kryesisht të rinj, marshuan në rrugët e qyteteve kryesore, duke kërkuar drejtësi.

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas