Kronika

Vrau kunatën, autori: Dyshoja për lidhje intime që mund të kishte














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:47 - 01/03/19 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Dashamir Xhepën, personin që më 14 shkurt vrau kunatën e tij Lirie Xhepën. Gjykata ka vendosur ta lërë në burg pa afat 45-vjeçarin. Para Gjykatës Dashamir Xhepa tregoi dhe arsyjet pse e vrau kunatën e tij. “Kemi patur konflikte për pronat. Disa prona ishin të vëllait tim dhe ajo nuk kishte lidhje. Dyshoja edhe për lidhje intime që kunata mund të kishte me persona të tjerë, prandaj e vrava”.






Mëngjesin e 14-shkurtit Dashamir Xhepa dhunoi dhe më pas vrau me armë Lirie Xhepën, në zonën e Sharrës në Tiranë. Më pas Dashamir Xhepa e hodhi trupin pranë Liqenit të Sharrës dhe u arratis. Ai u ndalua në qytetin e Peshkopisë nga Policia.


1













Etiketa: , , ,

Pas