Kronika

Vrau kunatin 15 vite më parë, mori peng një person me Durim Bamin, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 11/07/20 |
mapo.al

Dy persona janë ekstraduar nga Italia dhe Franca, të dënuar për krime të rënda. Interpol bën me dije se ka ekstraduar shtetasit Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë dhe Ilir Kello, 45 vjeç.


Sipas policisë, shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”.


Njoftimi i plotë
Vijojnë operacionit e ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt vendit tonë.


Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Interpol Parisin u finalizuan dy operacione ekstradimi.


Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar i dënuar me 19 vjet burg, për vepra të rënda kundër personit.

Gjithashtu ekstradohet nga Franca një 45-vjeçar i dënuar për mashtrim.

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia shtetasi Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.

Shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”.

Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”.


Etiketa: , , , , ,

Pas