Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që vrau sot me thikë të shoqen bashkëmoshatare, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Kështu shprehen për mediat banorët e fshatit Sheq, Fier, ku ndodhi krimi në familje.
Megjithatë, lidhur me pretendimet e tyre, nuk ka asnjë reagim nga familjarët e Demokratit.
I riu ndodhet në arrati, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.
Risjellim në vëmendje se Irvana Medinaj ka lënë pas dy fëmijë të mitur.
LEXO EDHE:
Ngjarje e rëndë në Fier/ 29-vjeçari vret me thikë të shoqen (EMRAT)