Aktualitet

Vrau për gjakmarrje në 2013, arrestohet 53-vjeçari (EMRI+VIDEO)






               Publikuar në : 18:39 - 12/07/19 |
mapo.al

Vrau për gjakmarrje në vitin 2013, arrestohet pas gjashtë vitesh autori. Në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Revenge” ka rënë Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë. Policia ka shpërndarë edhe video nga momenti i arrestimit të autorit, i cili është gjysmë i veshur, teksa shoqërohet nga efektivët. Skënder Baku ka vrarë me armë zjarri L.Sh, ngjarje kjo e ndodhur më 1 shtator të vitit 2013 në qytetin e Fushë Krujës. Shkaku i vrasjes, sipas Prokurorisë, ka qenë gjakmarrja.


Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi në vitin 2015 me 35 vite burg në mungesë autorin e krimit Skënder Baku. Ky i fundit ka qëndruar në arrati duke u fshehur për gjashtë vite me radhë derisa, për të rënë në pranga këtë të premte nga policia.

Njoftimi i Policisë 

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Revenge”.

Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.

Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

– Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë .

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas