Nesim Demollari mohon akuzat se vrau nënën e tij 84-vjeç në Korçë. 64-vjeçari u shpreh në Polici se nëna e tij Nazime Demollari, u rrëzua dhe humbi jetën. Pavarsisht se Policia ka prova që Nesim Demollari e ka dhunuar nënën dhe e ka goditur me hekur, përsëri 64-vjeçari nuk pranon akuzat.
“Ndodhesha në shtëpi dhe nëna ime u përpoq të ngrihej nga shtrati pasi ishte e sëmurë. Ajo u rrëzua dhe godit keq. U përpoqa ta ndihmoja dhe e pashë se ajo nuk po jepte shenja jete, as frymë nuk merrte. Në ato momente telefonova vëllain që jeton në Tiranë. Isha i trembur nuk dija ç’farë të bëja. Vëllait i kërkova që të lajmëronte njerëzit dhe të dërgonte dikë pasi mamaja kishte vdekur. Nuk e vrava unë. Nuk është e vërtetë që ajo vdiq si pasojë e dhunës të ushtruar nga unë. Ajo u rrëzua dhe gjeti vdekjen aksidentalisht”, – u shpreh para Uniformave Blu Nesim Demollari.
Policisë iu desh që ta merrte disa herë në pyetje 64-vjeçarin, pasi ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë ekspertiza paraprake e mjekëve ligjor ka zbuluar se 84-vjeçarja Nazime Demollari kishte hematoma të shumta në pjesën e qafës dhe në trup. Këto hematoma nuk ka qënë të shkaktuara ditët e fundit, por më parë. Kjo bën që Policia të dyshojë se djali e ka dhunuar nënën e tij sistematikisht. 84-vjeçarja kishte zgjedhur të jetonte me djalin e divorcuar dhe jo me djemtë e tjerë që i kishte në Tiranë dhe në Greqi.