Një 28-vjeçare është arrestuar nga policia amerikane në Florida, pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë mesnatën e djeshme.
E reja jetonte në shtëpinë e prindërve, dhe dyshohet se ka vrarë njerkën dhe vajzën e saj 8-vjeçare. Alyssa Marie Torres besohet se ka qëlluar për vdekje 54-vjeçaren Felix Rivera dhe të bijën, në apartamentin e Waterleaf Townhomes.
Autorja e krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është gjetur dhe arrestuar në Port Pierce të Floridas.