Policia Vendore dhe Forcat Speciale RENEA vijojnë aksionin për arrestimin e 21-vjeçar Aldo Rama, i cili mëngjesin e sotëm vrau me breshëri kallashnikovi efektivin e Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha.
Mësohet se RENEA ka lokalizuar vendndodhjen e autorit i cili dyshohet se është i armatosur.
Operacioni i Policisë po ndiqet në terren nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe Tonin Vocaj, Shefi i Policisë Kriminale.
Në ndihmë të Forcave RENEA është edhe një helikopter i Policisë së Shtetit. Më herët Policia njoftoi se ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jep informacione për vendin ku fshihet autori.