Aktualitet

Vrau Rako Qorrin dhe i plagsi të birin, burg pa afat për Sofokli Shanin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 04/06/21 |
mapo.al

Dënohet me burg pa afat Sofokli Shani. Ky i fundit akuzohet se dy netë më parë ka vrarë me armë zjarri Rako Qorrin në Lushjnë dhe i plagosi të birin këtij të fundit.






Përpara autoriteteve, Sofokli Shani ka thënë se ka qenë i dehur kur ka kryer krimin. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orët e vona në lokalin e viktimës. Fillimisht Shani ka debatuar me djalin e Rako Qorrit, Kejdin.


Debati ka agravuar në përplasje fizike dhe me sende të forta, ndërsa më pas, Sofokli Shani ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt Rakos duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa plumba ka marrë edhe Kejdi, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.







Pas krimit, Sofokli Shani ka telefonuar bashkëshorten duke i treguar se ka vrarë Rako Qorrin. Më pas, ai është arrestuar nga policia në banesë.



1




Etiketa: , , , ,

Pas