Aktualitet

Vrau shokun te “5 Maji”, Marjus Dema del nga burgu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:14 - 27/07/21 |
mapo.al

Marjus Dema, i riu që vrau shokun e tij Mehmet Qema mbrëmjen e datës 10 maj ka dalë nga burgu






Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Marius Demën, i cili është lënë në “arrest shtëpie”, gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj pas krimit të rëndë.


Apeli ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Demën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke i dhuruar lirinë të riut që i mori jetën shokut të tij, Mehmet Qema.







Si ndodhi vrasja
Pak para se të humbte jetën, 27-vjeçari Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij, Marius Dema që të largojë armën.



Por 28-vjeçari vazhdoi të luante me vdekjen ndër duar, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën shokut. Përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe shokët e tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.

Lexo edhe :  Vrasja në Fier, tre ditë para ngjarjes babai i viktimës paralajmëroi autorin


Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di sesi ndodhi”, deklaroi para prokurorisë 28-vjeçari.

Dëshmitarët, mes tyre Eder Pjetra tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt. Kurse për pajisjen që prodhon monedhat bitcoin, që u gjet në zonën ku ndodhi vrasja, ka shtuar se ky ambient i ishte dhënë me qira Marius Demës, i cili përveç vrasjes u mor në pyetje edhe për laboratorin të zbuluar rastësisht.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas