Aktualitet

Vrau të dashurën në karantinë, arrestohet boksieri i njohur (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:10 - 27/05/20 |
mapo.al

Boksieri i njohur turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar pasi dyshohet se ka masakruar me thikë të dashurën e tij gjatë mbylljes së koronavirusit.


Mediat lokale turke publikuan sot se 26-vjeçari u arrestua në qytetin Muglu në provincën jug-perëndimore turke me të njëjtin emër.


Kemaloglu ka thirrur një ambulancë në shtëpinë e tij pasi e dashura Zeynep Senpinar, 25 vjeç, ishte qëlluar me thikë në gjoks.


Ngjarja ndodhi pas një debati në banesën që çifti kishte gjatë kohës që po kalonin bashkë karantinën. Mjekët shkuan në vendin e ngjarjes, por nuk arritën të shpëtojnë jetën e Senpinar.


Trupi i të ndjerës iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore për analiza paraprake që treguan se një plagë me thikë në kraharor ishte shkaku i vdekjes.

Në galeri shihni fotot e vajzës, boksierit, momente nga nxjerrja e trupit dhe varrimi plot dhimbje nga familjarët.

<
>
Selim Ahmet Kemaloglu13 Selim Ahmet Kemaloglu1 Selim Ahmet Kemaloglu2 Selim Ahmet Kemaloglu3 Selim Ahmet Kemaloglu4 Selim Ahmet Kemaloglu5 Selim Ahmet Kemaloglu6 Selim Ahmet Kemaloglu7 Selim Ahmet Kemaloglu8 Selim Ahmet Kemaloglu9 Selim Ahmet Kemaloglu10 Selim Ahmet Kemaloglu11 Selim Ahmet Kemaloglu12


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas