Kronika

Vrau “të fortin” e Tiranës në 1997, lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 15/02/19 |
mapo.al

Është liruar nga burgu edhe pse ishte i dënuar më burgim të përjetshëm për një nga vrasjet më të bujshme në vitin 1997. Fjala është për ekzekutimin e të ashtuquajturit “i forti” i Tiranës, Naim Zyberi. Vrasësi i tij është liruar nga burgu edhe pse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm. Gerd Gjinarari ka lënë qelinë dhe mësohet se ndaj tij është dhënë dënimi “Liri me kusht”.


Gjinerari bashkë me Arben Grorin vranë në Itali 22 vite më parë, Naim Zyberin dhe për këtë u dënua nga gjykatat. Por ende nuk dihen detajet e lirimit të Gerd Gjinararit.


Ndërkohë që Report Tv pretendon se disponon dosjen e lirimit, në të cilën thuhet se është përdorur e njëjta procedurë si me vendimin për Dritan Dajtin. Gjinarari u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.



Ai u deklarua fajtor për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.


Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014. Që prej dorëzimit të tij te drejtësia shqiptare, Gjinarari kërkoi vazhdimisht në gjykatë lehtësimin e dënimit nga i cili edhe ka përfituar tashmë lirinë për shkak të sjelljes shembullore dhe rregullimit të marrëdhënieve me familjen e viktimës.


Vrasja që tronditi opinionin/ Naim Zyberi u ekzekutua në spital në Milano
Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl.

Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos.

Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

/Gazeta Mapo/

Lirimi nga burgu i “Gerd Gjeneralit”, si u vra në Itali i “forti” i Tiranës Naim Zyberi


Etiketa: , , , ,

Pas