Kronika

Vrau të riun Mihal Kapurani në Athinë,si u zbulua vrasësi me pagesë






               Publikuar në : 22:05 - 05/03/19 |
mapo.al

Një person me rrezikshmëri të lartë, është kapur në pikën kufitare të Kakavijës teksa tentonte të linte Shqipërinë dhe të shkonte në Greqi. Ai është paraqitur në doganë me një pasaportë false me emrin Dimitris K. nga Athina. Burimet e policisë thanë se dyshohet se personi i arrestuar është vrasës me pagesë dhe një vit më parë ka ekzekutuar në Athinë, korçarin, Mihal Kapurani.


23-vjeçari Kapurani u vra në në Prill të 2018 në sheshin “Exarchia”. Asokohe mediat greke raportuan se viktima u godit brutalisht me thika e leva. Po sipas mediave greke, që raportonin në 2018 për ngjarjen, autorët janë dy shqiptarë dhe 1 grek.

Por, sot afro 1 vit pas ngjarjes, vrasësi i shqiptarit u kap pikërisht në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar policia tha se “nga kontrolli rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit. Gjithashtu këtij shtetasi i janë gjetur edhe një kartë identiteti greke dhe nje leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Me ndihmën e Interpolit u bë i mundur verifikimi i identitetit të këtij shtetasi, i cili ishte shtetasi me inicialet D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi shqiptar në vitin 2018 në Athinë, Greqi”, deklaron policia shqiptare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe leternjoftimi si dhe nje aparat celular. Polaku u arrestua me akuzën e veprës penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave” , “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik”.


Etiketa: , , , , , , ,

Pas