Aktualitet

Vrau teknikun e kondicionerit, kërkohen 21 vite burg për Griseldo Kusin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 24/02/21 |
mapo.al

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burgim për Griseldo Kusin, i cili vrau teknikun e kondicionerit, Indrit Çelajn.





Për akuzën e vrasjes me dashje prokuroria kërkoi 18 vite dhe për armëmbajtjen pa leje kërkoi 4 vite, në total janë 21 vite dhe gjithashtu do të aplikohet gjykim i shkurtuar.


Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet që në korrik të vitit të kaluar dhe dërgoi në gjykatë Griseldo Kusin.




Griseldo Kusi mbahet i arrestuar nën akuzën për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.


Ndërkohë në dosjen në fjalë do të gjykohet edhe vëllai i Griseldos, Albano Kusi, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.


Bujar Kusi, akuzohet për të njëjtën vepër penale, ndërsa Ferdinant Bakalli akuzohet për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Në dosje do të gjykohet edhe Luan Caka dhe Ali Sula, për moskallëzim krimi.

Prokuroria e Tiranës tha se Griseldo Kusi e ka vrarë Indrit Çelajn pas një debati të shkaktuar për çarjen e një tubi kondicioneri, ku çela e kishte montuar.

Sipas prokurorisë, i akuzuari deklaroi se ata u goditën me mjete pas sherrit.

“Viktima mori trapanin t’më qëllonte dhe unë nxora pistoletën për ta trembur dhe arma shkrepi pa dashje”, tha ai.

Por në fund të hetimeve prokurori tha se vrasja është kryer me dashje pasi sipas dëshmitarëve Griseldo Kusi nxori pistoletën dhe pasi ia vendosi atij në kokë e shkrepi.

“Viktima nuk ka goditur me grusht dhe debati nisi për kondicionerin”, ka thënë prokurori i çështjes Julian Zonja.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas