Aktualitet

Vrau truprojën e diskos në Gjermani, si u kap në Tiranë 23-vjeçari







               Publikuar në : 14:00 - 19/05/19 |
mapo.al

Shkëlqim Kastrati, 23-vjeçari nga Kosova, por që banonte në Tiranë, rezulton të jetë një prej personave “most wanted” në Gjermani. Ai akuzohet për vrasje. Dy vite më parë, atëherë 21 vjeç, i riu është përfshirë në një sherr në një disko në zonën industriale të Donaueschingen.


Pasi nuk u lejua në diskotekë për shkak se kishte “urdhër” ndalimi ndaj tij, Kastrati i njohur edhe si Kimi, qëlloi me armë në drejtim të një prej anëtarëve të stafit të sigurisë. Kjo i shkaktoi një plagë të rënda personit të plagosur, i cili ka humbur jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u largua duke i shpëtuar arrestimit. Dyshimet e para, flisnin se ai mund të ishte në zonën e Ulm, por kërkimet e mëvonshme në apartamente në qendër të qytetit të martën e 19 dhjetorit 2017, ishin të pasuksesshme.

Edhe pas dy muajsh nga ngjarja, kërkimet për të rezultuan të pasuksesshme. “Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që ai të ketë vendosur të shkojë në Kosovë. Ne vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta gjetur atë”, thoshte Dieter Popp, zëdhënës i selisë së policisë në Tuttlingen në shkurt 2018.

Shkëlqim Kastrati, ka lindur në qytetin e Frankfurtit. Pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion. Fotot e tij kanë qenë të shpërndara kudo nga policia gjermane, madje edhe në aeroporte, për të bërë të mundur identifikimin e tij nga persona të rastit. Por mësohet se pas ngjarjes, Kastrati ka udhëtuar në drejtim të Shqipërisë ku fshihej në një banesë me qira në Tiranë. Operacioni i policisë është zhvilluar një ditë më parë, të shtunën dhe Kastrati u arrestua në ambientet e një palestre. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL prej dy vitesh.

LEXO EDHE:

Kërkohej për vrasje në Gjermani, arrestohet në Tiranë i riu (VIDEO)


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas