Aktualitet

Vrau vajzën dhe e groposi në oborr, burg përjetë shqiptarit në Greqi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 29/04/20 |
mapo.al

Dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykata e Thesprotisë në Greqi, shqiptari Aleko Petro, i cili vrau vajzën e tij.


Krimi i rëndë ndodhi në janar të 2019-ës në Korfuz dhe tronditi mbarë opinionin. 52-vjeçari nga Berati pasi vrau vajzën e tij, Anxhelina Petro, e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku jetonte.


Gjithashtu atij iu shtua një denim prej 30 muajsh për armembajtje pa leje dhe përdorim të armës si dhe 1000 euro gjobë. Avokati i tij, Vasileos Nulezas tha se do ta apelonte vendimin. Si dëshmitare në gjyq u paraqitën i dashuri afgan i Anxhelinës dhe gruaja që e kishte pagëzuar atë.


Nëna e vajzës, e cila jeton në Berat, nuk mundi të shkonte në gjyq për shkak të ndalimit të hyrjes në Greqi nga situata e COVID-19.


Linja e mbrojtjes se Avokatit Nuleza, u bazua tek nenet 34 dhe 36 te Kodit Penal, me pretendimin se i akuzuari nuk kishte qëllim të kryente krimin në gjendje të qetë mendore, por për shkak të zemerimit pas sherrit me vajzën, kishte pesuar tronditje psikike.

<
>
Anxhelina Petro Anxhelina Petro1 Anxhelina Petro dhe i dashuri afgan anxhelina petro2 anxhelina Petr3


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas