fbpx

Bota

Vriten 7 fëmijë në Afganistan





               Publikuar në : 13:28 - 15/04/19 |
mapo.al

Incidenti ndodhi në rajonin Lagham. Një zyrtar afgan njoftoi se 7 fëmijë kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur pas aktivizimit të një mine në lindje të vendit.


“Zëdhënësi rajonal, Assadullah Dawlatzai, bëri të ditur se autoritetet po hetojnë mënyrën sesi fëmijët kanë rënë në kontakt me mjetin shpërthyes. Ai tha se katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë. Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave tha në vitin 2017 se rreth 150 njerëz çdo muaj u vranë ose u plagosën në Afganistan nga minat dhe të ashtuquajturat mbetje eksploduese të luftës”, shkruan Rel.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas