Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mulhouse të Francës.
Mediat franceze shkruajnë se kanë qenë fqinjët ata që kanë dhënë alarmin ku denoncuan se në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach në Mulhouse, janë dëgjuar të shtëna armësh.
Sipas informacioneve të para, 30-vjeçari i vrarë është me origjinë nga Kosova, ndërkohë që autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia.
Kufoma e shqiptarit është gjetur në oborr nga fqinjët. Dyshohet se ai është vrarë nga fqinji i tij nga kati i tretë, për shkak të zhurmës së madhe që po bënte.