Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Leçes në Itali. Dy shqiptarë mësohet se kanë vrarë një ish-menaxher banke të dalë në pension.
69-vjeçari Giovanni Caramuscio, ishte duke tërhequr para në një ATM banke kur u vra gjatë natës në Lequile.
Të akuzuar për krimin e rëndë janë dy vëllezër shqiptarë. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa kryen vrasjen ndërsa ishin të maskuar me maskë anti-Covid.
Por ajo që i ka tradhëtuar dy vëllezërit shqiptare është fakti se gjatë arratisjes kishin lënë shumë gjurmë.
69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij dhe identiteti i shqiptarëve është bërë pas dëshmisë së saj para hetuesve. Ndërkohë policia po kërkon armën e krimit që mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen.
Këtë mëngjes zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të shkurtër nga banka.
Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat.