Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Një 52-vjeçar është ekzekutuar brenda lokalit të tij.
Gazeta Mapo mëson se bëhet fjalë për Enver Boriçin, ish-anëtar i Bandës së Lushnjes, i cili ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij, kur një person i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar për vdekje.
Enver Boriçi është vrarë gjatë natës dhe ishte i vetëm në lokal. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga disa klientë. Sipas dëshmitarëve, autori ishte i maskuar, rreth moshës 25-35 vjeç dhe dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Lushnje/ Informacion paraprak:
Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Lokali ku ndodhi vrasja