Një vrasje me thikë ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme. Mësohet se viktima është Prendush Fushaj 54 vjeç. Ndërsa, autori i dyshuar i vrasjes është F.P.. Ky i fundit është në kërkim policor.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Ura e Thive”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.
Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt me heret gjatë ditës së sotme. Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve por edhe familjarëve për të zbuluar motivin e krimit.