Aktualitet

Vritet në sy të fëmijëve shqiptarja në SHBA, në ‘96 i ekzekutuan të atin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 01/08/21 |
mapo.al

Një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në një makinë në Florida të SHBA-ve.






Mësohet se e ndjera është Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra.


Trupi i pajetë i gruas, që ishte nënë e dy fëmijëve, u gjet në një automjet pranë Kopshtit Memorial “Woodlawn” pasditen e ditës së djeshme.







Pasi morën telefonatën mbi rastin, oficerët e policisë u nisën drejt vendngjarjes ku gjetën trupin e pajetë të viktimës, që kishte marrë plagë të dukshme në trup. Krimi duket se është kryer në sy të dy fëmijëve të mitur, të cilët nuk janë dëmtuar.



“Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha e prekur pas krimit të rëndë oficerja e policisë.



Mësohet se babai i të ndjerës është ekzekutuar në vitin 1996 në Shqipëri, ndërsa dyshohej se ka qenë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës.

Lexo edhe :  Gjenerali Luan Hoxha, ‘pentito’ në SHBA, dëshmon në FBI për Gërdecin

E reja kishte emigruar drejt SHBA-ve që e shihte si “tokën e premtuar” për të nisur një jetë të re, pa ditur se jeta i kishte paracaktuar një fat tragjik.

Ende nuk dihet autori i krimit dhe motivet që e kanë shtyrë të kryejë vrasjen, ndërkohë që një hetim ka nisur për rastin.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas