Një ari polar i cilësuar si i rrezikshëm nga banorët u qëllua për vdekje nga policia kanadeze, teksa endej në Quebec.
Autoritetet kanadeze theksuan se nuk kanë parë ndonjëherë një ari polar të jetë afruar aq shumë në një zonë vendbanimi .
Thuhej se ariu u pa në afërsi të banorëve gjatë fundjavës dhe se lëvizje të tilla mund të shtohen vetëm për shkak të shkrirjes së akujve ,si pasojë e ngrohjes globale.
Vrasja e ariut polar ishte e pashmnangshme, pasi ishte afruar pranë zonës së Madeleine-Centre, raporton “The Guardian”.
Andrew Derocher ,një profesor i biologjisë i cili gjendej në afërsi të zonës ku ndodhi incidenti deklaroi:”Në momentin kur e dëgjova krismën mendova: është një ari i vrarë”.