Kryetari i njësisë administrative Kote në Selenicë të Vlorës, Argjil Gjoka mbeti sot i vrarë me armë zjarri, ndërsa një 19-vjeçar u plagos. Mësohet se ngjarja ndodhi si pasojë e konfliktit mes banorëve të zonës dhe punonjësve, të cilët punonin për shtrimin e rrugës.
Një prej banorëve të fshatit qëlloi me armë zjarri, ndërsa plumbat kapën kreun e Njësisë së Kotës, Argjil Gjoka i cili ndodhej në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Në orën 14:43, në rrethana ende të paqarta fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti dyshohet me armë zjarri, ka humbur jetën shtetasi A.Gj, ndërsa shtetasi tjetër A.B ka mbetur i plagosur.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Policia është duke krehur zonën përreth me qëllim identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve.