ShowBiz

Vuan nga osteoartriti, aktori i ‘Harry Poter’ në karrige me rrota






               Publikuar në : 16:40 - 14/03/19 |
mapo.al

Aktori i cili identifikohet me rolin e Rubeus Hagrid në filmin “Harry Poter”, Robbie Coltrane, lëviz tashmë në një karrige me rrota, teksa gjendet në pritje për të kryer ndërhyrje kirurgjikale për sëmundjen e osteoartritit.


Sipas mediave të huaja, aktori vuan prej vitesh nga dhimbjet konstante dhe të padurueshme.  “Situata shëndetësore, e cila ka ardhur duke u përkeqësuar, ka ndikuar në ecjen e tij duke e kthyer në të domosdoshme praninë e një karrigeje me rrota. Është një situatë tepër e vështirë për të, që Robbie po shpreson ta tejkalojë”, është shprehur një burim pranë tij.

Por çfarë është osteoartriti? Është një sëmundje reumatizmale që prek artikulacionet dhe që shfaqet në moshë të mesme e më tej. Shpesh konsiderohet si sëmundja e plakjes së artikulacioneve për shkak të moshës së vonë të shfaqjes, por edhe për shkak se shkakton vështirësi të theksuara në lëvizje.

<
>
-785-0-5c8a44ac37ae4 -785-0-5c8a44ab11274


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas