Shëndeti

Vuani nga diabeti? Përdorni këto mjekime popullore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:53 - 07/03/19 |
mapo.al

Sëmundja e sheqerit është një sëmundje që karakterizohet nga çrregullimi në këmbimin e karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.


Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Diabeti është sëmundje e trashëgueshme.


Ka këto shenja: dobësi të përgjithshme, lodhje, oreks të lartë, etje, urinim në sasi të mëdha. Në analizën e gjakut ka shtime të sasisë së sheqerit, që arrin në shifra të ndryshme deri në 500 ml%.


Nëqoftëse sasia e sheqerit ngrihet shumë, i sëmuri humbet vetëdijen, frymëmarrja bëhet me zhurmë, bebet e syve zgjerohen, lëkura thahet, goja i vjen erë si mollë e kalbur, rrahjet e zemrës janë të dobësuara, tensioni arterial ulet.


Diabeti është sëmundje kronike. Gjatë periudhës së shtatzënisë në urinë mund të shfaqet sheqer, por kjo nuk ka të bëj me diabetin.

Puna ndryshon kur kemi të bëjmë me glukozë në urinë dhe me rritjen e sasisë së sheqerit në gjak në mënyrë të vazhdueshme. Diabeti shkakton dëmtime në shtatzëni që janë:

Dështime spontane;

Lindjen e fëmijës me peshë mbi normën e zakonshme dhe me kokë të madhe;

Sëmundja e taksikozës, që rrezikon jetën e nënës dhe fëmijës;

Fëmija und të vdesë në barkun e nënës në muajt e fundit të barrës.

Mjekime popullore

Gjethet e manaferrës janë të efektshme për uljen e sheqerit në gjak. Merrni 20-30 gr nga gjethet dhe kërcelli i njomë. I zieni në 2 litra ujë për 15-20 min. I kulloni dhe i shtrydhni. Pihet çdo vakt para buke nga 1 gotë.

Hislli ka dhënë rezultate të mira për diabetin. Në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle. E zieni për 10-15 min. Kullojeni, shtrydheni dhe pijeni në çdo vakt para buke, nga 1 gotë uji me çaj.

Merrni manin e zi dhe manin e bardhë. Të dy shërbejnë për diabetin dhe kanë dhënë rezultate të mira. 1 grusht me gjethe të njoma të manit hidhen në momentin e valimit dhe ziehen me 2 litra ujë. Gjethet të jenë të grira dhe të copëtuara mirë. I lëmë 20-30 min. I kulloni dhe i pini 3 herë nga 1 gotë para buke.

Hidhni në 1 litër e gjysëm ujë 3-4 lugë kafeje me fara ftoi. Zihen për 15-20 min. Pasi kullohen pihen gjatë ditës 1 gotë uji deri sa të fillojë normalizimi i sheqerit.

Edhe gjethet e njoma ose të thara të domates janë të shkëlqyera për diabetin. Merrni 1 grusht me gjethe dhe i zieni në 1 litër e gjysëm ujë derisa të mbetet 1 litër. Me këtë pihet 2 herë nga 1 gotë para buke. Kura vazhdon 1 muaj, pastaj bëhet 10 ditë pushim.

Diabetikët duhet të konsumojnë në ushqim gjatë ditës sa më shumë hudhra dhe qepë, sepse ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak, e kështu i sëmuri vjen duke e normalizuar veten e tij, edhe nëse përdor insulinën, kur ajo është e domosdoshme dhe e rekomanduar nga mjeku specialist, që duhet patjetër të zbatojnë porositë e tij.

Përveç ilaçeve, i sëmuri duhet të mbajë edhe një dietë rigoroze në ushqime. Duhet të përdori fruta dhe perime që e ndihmojnë deri në një farë mase të sëmurin të stabilizojë veten e tij duke qenë korrekt ndaj vetes.

Çaji i bishtajës së fasules ka dhënë rezultat mjaft të mirë. Merrni 2-3 duar me bishtaja të njoma dhe të imtësuara mirë. Zihen për 20 min në 1 litër ujë. Çaji kullohet pas 4 orësh. Pini 3 herë nga 1 filxhan çaj para buke.

Çdo mëngjes esëll të sëmurët me diabet mund të pijnë 1 gotë dhallë ose të konsumojnë sa më shumë tranguj të njomë si ushqim. Kjo metodë është shumë efikase për shërimin e diabetit deri në një farë mase, sepse ato përmbajnë hormone të cilat marrin pjesë në krijimin e insulinës.

Kundër diabetit janë të mira hithrat, gjiza, djathi, supa e përgatitur nga qepët e pjekura, çaj nga lule shurdha, pelini, hithra, bari i etheve, gjethet e mështeknës, boronica etj. Këto japin rezultate të mira dhe efikase për shërimin e diabetit. Ka shumë bimë që ndihmojnë në sëmundjet e sheqerit.

Ka dhe plot kombinime nga bimët për të përmirësuar sheqerin. Merrni 50 gr gjethe boronice, 10 gr gjethe mani, farë lini, gjethe dëllinje, etj. Merrni gjithsej 5 lugë nga këto bimë dhe i zieni në 500 gr ujë. Ena mbulohet me kapak tërë natën që të ekstradohet. Kjo masë ditën e nesërme valohet për 5 min, ftohet me kapak të mbyllur për 30 min. Pasi ftohet dhe kullohet, pihet 3 herë në ditë, gjysëm ore para buke.

Merrni 18-20 bajame të njomaose të thata. Hidhen në 1 litër ujë dhe zihen derisa të mbetet 300-350 gr lëng. Ena lihet e mbuluar 15 min. Kullohet dhe pihet 1 filxhan esëll në mëngjes.

Merrni e zieni 1 lugë kafeje me lule dhe gjethe rozmarine me 1 gotë ujë. Merrni 2 filxhanë në ditë para buke. Mund të merrni edhe 1 litër verë të bardhë dhe hidhni 2 lugë gjelle të prera, për 24 orë. Pihet 1-2 gota të vogla në ditë.

Shënim: çajrat kundër sëmundjes së diabetit duhet të përdoren të paëmbëlsuara dhe para buke. Nëse dikush është alergjik ndaj ilaçeve popullore të hidhura, atëherë çajrat mund të ëmbëlsohen vetëm me saharin, por kurrsesi me sheqer ose mjaltë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas