Clinton krah për krah me bashkëshorten dhe ish-kandidaten për Presidente, Hillary Clinton bëri me shenjë se gjithçka është mirë pasi doli ngadalë nga spitali dhe u përshëndet me stafin para kamerav


“Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në Neë York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”, tha Amin, mjeku që e trajtoi.







Lideri i ShBA-së nga 1993 deri më 2001 u pranua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19, kishte bërë të ditur zëdhënësja Angel Urena në Twitter.




New York Times kishte raportuar se Clinton ka zhvilluar një infeksion të traktit urinar që u shndërrua në sepsis.



Sepsis është një reagim ekstrem i trupit ndaj infeksionit që i afekton 1.7 milionë njerëz në Amerikë çdo vit.

Në vitin 2004, Clinton atëherë 58 vjeç iu nënshtrua një ndërhyrjeje bypass të katërfishtë pasi mjekët gjetën shenja të sëmundjes së zemrës.