Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriç.
“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë konfirmuar për mediat e Prishtinës nga Ministria e Punëve të Jashtme.