Aktualitet

Vuçiç i kërkon Kosovës tërheqjen e forcave speciale nga Veriu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:20 - 21/09/21 |
mapo.al

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd se “Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës” si dhe “një përgjigje urgjente nga Bashkimit Evropian lidhur me situatën e fundit“, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të mos lejohet futja në këtë vend e makinave me targa KS dhe zëvendësimin e tyre me ato RKS.






Presidenti Vuçiç tha se atij i është dërguar së fundi një propozim për zgjidhjen e situatës së krijuar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Por ai e ka refuzuar këtë propozim duke e quajtur ate “poshtërues për Serbinë”.


Vuçiq së pari foli për gjendjen në Ushtrinë e Serbisë dhe në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, si dhe për armatimet që posedojnë ato. Ndërsa si “aksion kriminal” e quajti pozicionimin e forcave speciale policore të Kosovës në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, për ta mbikqyrur zbatimin evendimit të fundit të qeverisë për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve.







“Aksioni kriminal”
Presidenti i Serbisë tha se në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ata kanë “diskutuar situatën në Kosovë dhe veçanërisht aksinionin kriminal të Prishtinës, si dhe ndërhyrjen e gjashtë të këtyre forcave në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe shqetësime të qytetarëve”.



“Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjithë trupave nga atje dhe kthimi në situatën e mëparshme”, tha presidenti serb. “Serbia do të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë e Metohi. Ne i konsiderojmë të papërshtatshme deklaratat ku barazohen Beogradi dhe Prishtina. Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun, por nuk dëshiron të pranojë marrëveshje nga veprimet kriminale”, theksoi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.



Biseda me diplomatë të huaj
Vuçiq tha se në mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore dhe ambasadorët e Quintit, për një “zgjidhje kompromisi”. Por propozimet e këtyre ambasadorëve për zgjidhjen e situatës i ka quajtur “të papranueshme”.

“Unë i refuzova këto propozime, sepse ato nuk ajnë kompromis por një zgjidhje që do ta poshtëronte Serbinë. Është një zgjidhje me të cilën 70% e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin në vijën administrative do të harrohej, ndërsa do të prezantoheshin vetëm 20-30 përqind e masave. Për këtë refuzim kam marrë pëlqimin e Këshillit. Unë jam lodhur nga politika e akteve të kryera, kështu nuk mund të flisni më me Serbinë”, thëksoi Vuçiq. Ai tha se do të pres deri në tetor përgjigjen e Bashkimit Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe më pas do të paraqes qëndrimet e Serbisë.

Në takimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi bëjnë pjesë, përveç presidentit që e kryeson, edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Policisë si dhe drejtuesit e ushtrisë dhe shërbimit sekret BIA.

26



CLOSE
CLOSE
Pas