Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit këtë të dielë.
Nga panairi i Beogradit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Sipas mediave vendase, kreu i qeverisë serbe ka marrë dozën përforcuese të vaksinës kineze “Sinopharm”.
Nga aty, ai bëri të ditur se të pavaksinuarit që infektohen me Covid-19 nuk duhet të shërohen plotësisht pa pagesë, por aq sa kanë paguar sigurimet shoqërore.
“Ne mund ta kishim zgjidhur këtë, pa qenë në kundërshtim me Kushtetutën. Të vaksinuarit duhet të trajtohen falas, të pavaksinuarit të trajtohen falas, por deri në shumën e sigurimeve të paguara“, deklaroi ai.
Serbia ishte vendi i parë evropian që miratoi dhe filloi të përdorë vaksinat Sinopharm dhe Sputnik V.